14.1 C
Pristina
Wednesday, May 15, 2024

Anketa me qytetarët: BDI të merret me njerëzit e pafajshëm që kalben nëpër burgje, jo të hap debat për martesa mes personave të së njëjtës gjini! (VIDEO)

Më të lexuarat

Qytetarët reagojnë pas kërkesës së deputetit të BDI-së, për zyrtarizimin e martesave mes gjinisë së njejtë. Ata e cilësojnë si hap të dëmshëm hapjen e një diskutimi të tillë, duke shtuar se as kombi dhe as feja të cilës i përkasin shumica në këtë vend, nuk e lejojnë një gjë të tillë. Ata madje i habit fakti se si mund të propozohen gjëra të tilla, derisa nga ana tjetër kemi shumë raste të cilave duhet t’u jepet prioritet, siç është rasti “Monstra” e “Sopoti” dhe rasteve të tjera të ngjajshme, ku njerëz të pafajshëm për kohë të gjatë qëndrojnë nëpër burgje.

“Katastrofë, nuk di nuk di prej nga i erdhi ajo. Tek ne shqiptarët dhe myslimanët nuk është e lejuar ajo. Nuk e di,  unë u habita kur e dëgjova në lajme. Kemi rastin e ‘Monstrës’, ku njerëz të pafajshëm rrijnë nëpër burgje, dikush del propozon martesa…mashkull me mashkull”.

“Për mua nuk është normale, jam kundër asaj. Unë mendoj se duhet të merren me ‘Monstrën’ e me këto rastet tjera, sesa me këto. Këto për mua janë asgjë fare”

“Nuk pajtohem me atë. Edhe kur ishte diskutimi më herët në parlament, unë isha për atë që mirë bëri VMRO-ja që nuk e pranoi atë projekt. Edhe pse këto thonë se Evropa, jo liberalizmi, jo atë jo këtë, për te ne ajo është shumë herët. Prandaj jam absolutisht kundër asaj”.

Qytetarët thonë se në asnjë mënyrë nuk do ta pranonin një gjë të tillë, duke e cilësuar atë si jo normale. Ata thonë se, nëse do të ndodhte një gjë e tillë, populli nuk do të mund të kishte breza të ardhshëm.

“Jo, jo, jo, jo ajo në asnjë mënyrë. Mashkulli është mashkull që të martohet me femër, ashtu ka dhënë natyra, femra me mashkull. Për mua nuk vlen aspak. Ajo duhet të lihet mënjanë, nuk është normale për ne ajo. Duhet patjetër që populli ynë të ketë pasardhës.”

“Ajo nuk është e lejuar në asnjë mënyrë. Ashtu ka thënë edhe Zoti, Allahu xh.sh. Mashkulli duhet të martohet me femër dhe anasjelltas”.

Megjithatë, ka edhe një kategori e njerëzve që janë neutral sa i takon kësaj çështjeje.

“Nuk kam ide, Nuk kam menduar për këtë. Për këtë gjë duhet të hapet debat në shoqëri, nëse do të mund të ndodh. Unë jam neutral edhe mundet edhe nuk mundet.”

Dje në Komisionin për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Komuniteteve, ku në rend dite ishin aktet dhe raporti vjetor i Avokatit të Popullit, deputeti i BDI-së, Branko Manajllovski, ngriti zërin për të drejtat e komunitetit homoseksual. Ai tha se atyre duhet t’u njihen të gjitha të drejtat, ndërsa për herë të parë edhe zyrtarisht deputeti i BDI-së, kërkoi që të zyrtarizohen edhe martesat mes gjinisë së njëjtë.

Ajnur Bafqari /SHENJA/ 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit