11.4 C
Pristina
Thursday, May 16, 2024

Anija transportuese 200 mijë tonëshe bllokon Kanalin e Suezit, humbjet ditore vlerësohen se arrijnë në 9.5 miliardë dollarë

Më të lexuarat

Një anije gjigante transportuese ka ngecur në Kanalin e Suezit, duke bllokuar kështu shumë anije me mallra që kapin vlerën e 9.5 miliardë dollarëve në ditë – përfshirë këtu ushqim e naftë – duke ndikuar kështu drejtpërdrejtë në ekonominë botërore, kanë paralajmëruar ekspertët.

Të paktën 150 anije tjera kanë ngecur si pasojë e anije 200 mijë tonëshe Ever Given, që ka ngecur në ujërat e cekëta të kanalit gjatë të martës derisa vlerësohet se deri më kanë ngecur anije të shumta me mallra që kapin vlerën e 29 miliardë dollarë, transmeton Telegrafi.

E efektet e këtij problemi kanë ndikuar drejtpërdrejt në tregun botërorë, duke bërë që çmimi i naftës të ngritet për 6 për qind, e gjatë pandemisë së coronavirusit po i njëjtë derivat kishte humbur vlerën në treg, pasi që asgjë nuk funksiononte për shkak të masave anti-COVID.

Por humbje do të jenë më të mëdha nëse nuk arrijnë ta largojnë anijen dhe të rifillojë qarkullimi, apo më mirë trafiku ujor. Sipas Kate Harding, drejtoreshë ekzekutive në Coriolis Technologies, nëse kanali nuk zhbllokohet, anijet do të detyrohen të udhëtojnë përmes Kepit të Shpresës së Mirë në Afrikë – destinacion ky që ia shkon kapitenëve të anijeve edhe 14 ditë udhëtim shtesë.

Ekskavatorë të shumtë po mundohen të gërmojnë dhe hapësirën ta mbushin me ujë – ku pikërisht ka ngecur anije transportuese. Shumë anije tjera janë duke u munduar ta tërheqin për ta futur në ujëra të thella. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit