10.6 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Amnisti Internacional e quan likuidim politik, veprimin e fundit të Arabisë Saudite

Më të lexuarat

Drejtori i departamentit të Lindjes së Mesme në organizatën Amnisti Internacional, veprimin e fundit të Arabisë Saudite për ekzekutimin me vdekje të 47 personave mes tyre sheik Nemer Al-Nemer e ka quajtur likuidim politik.

Filip Luter drejtori i departamentit për çështjet e rajonit të Lindjes së Mesme në organizatën Amnisti Internacional, është shprehur se funksionarët e Arabisë Saudite thonë se ky veprim është bërë për ruajtjen e sigurisë mirëpo vrasja e sheik Nemer Al-Nemer dëshmon për faktin se ky veprim është larje hesapesh politike që bëhet me pretekstin e luftës kundër terrorizmit.
Drejtori i rajonit të Lindjes së Mesme në organizatën Amnisti Internacional e quajti të padrejtë dënimin me vdekje të sheik Nemer dhe shtoi se qëllimi i këtij veprimi të Arabisë Saudite është që të detyrojë kritikët që të heshtin dhe të mos kritikojnë regjimin e Arabisë Saudite.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit