9.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Amnesty kritikon qeveritë e fuqishme për heshtjen mbi popullin Rohingya

Më të lexuarat

“Disa qeveri të fuqishme të cilat supozohet se promovojnë të drejtat e njeriut nuk kanë thënë asgjë. Ata janë pothuajse të bashkërenduar me shkeljet e të drejtave të njeriut përmes heshtjes së tyre”

 

Kumi Naidoo, sekretari i sapoemëruar i organizatës Amnesty International, ka deklaruar se raporti i fundit i Kombeve të Bashkuara (OKB) shton malin e provave të gjenocidit të Mianmarit kundër muslimanëve Rohingya, raporton Anadolu Agency (AA).

Naidoo, aktivist veteran i Afrikës së Jugut, u dëbua nga shkolla në moshën 15-vjeçare kur protestonte kundër regjimit aparteidit të atëhershëm në Afrikën e Jugut. Ai më vonë shkoi në Britani derisa Nelson Mandela fitoi lirinë e tij.

Naidoo qëndron për herë të parë në vizitë në Turqi, pas emërimit si sekretar i përgjithshëm në Amnesty International, organizatë e cila është e fokusuar në të drejtat e njeriut dhe e bazuar në Londër.

“Si Amnesty International, ne jemi të kënaqur me hetimin e pavarur të OKB-së në lidhje me abuzimet e të drejtave të njeriut të kryera kundër muslimanëve Rohingya. Ky raport konfirmon emrat e gjeneralëve nga ushtria e Mianmarit që Amnesty International e njoftoi në raportet e mëparshme”, tha Naidoo, duke për folur për AA.

Naidoo theksoi se Amnesty International kanë rekomanduar hapa konkrete për t’i mbajtur ata dhe të tjetër të përgjegjshëm, si dhe për të siguruar kthimin e muslimanëve Rohingya në një mjedis të sigurt. Ai veçoi se Këshilli i Sigurimit i OKB-së situatën duhet ta referojë në Gjykatën Penale Ndërkombëtare, si dhe krijimin e një mekanizmi ndërkombëtar për mbledhjen dhe ruajtjen e provave për përdorim në procedurat e ardhshme penale.

“Nuk është vetëm konflikt. Është përpjekje e qëllimshme dhe e llogaritur e ushtrisë së Mianmarit. Kjo është e barabartë me gjenocidin dhe pastrimin etnik. Prandaj, ne kemi dokumentuar gjerësisht fushatën e pastrimit etnik të ushtrisë, përfshirë vrasje, përdhunime, torturë, uri të detyruar dhe deportim të dhunshëm, si dhe shkelje të tjera serioze të të drejtave të njeriut kundër muslimanëve Rohingya”, deklaroi Naidoo.

Në lidhje me thirrjen e OKB-së për akuza për gjenocid kundër ushtrisë së Mianmarit, shefi i sapoemëruar i Amnesty International tha se: “Në gjuhën ligjore ata thonë se ‘Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar’. Kjo është duke vazhduar shumë gjatë. Ka pasur disa zvarritje të qeverisë së Mianmarit për të gjetur një zgjidhje absolute. Përveç kësaj, disa qeveri të fuqishme të cilat supozohet se promovojnë të drejtat e njeriut nuk kanë thënë asgjë. Ata janë pothuajse të bashkërenduar me shkeljet e të drejtave të njeriut përmes heshtjes së tyre. prandaj, pesë vjet është një kohë e gjatë për të pritur për rehabilitimin përfundimtar”.

Masakrat ndaj muslimanëve Rohingya

Që nga 25 gushti i vitit 2017, sipas Agjencisë për Zhvillim Ndërkombëtar Ontario (OIDA), më shumë se 24 mijë muslimanë Rohingya janë vrarë nga forcat shtetërore të Mianmarit.

“Më shumë se 34 mijë Rohingya u hodhën në zjarr, ndërsa mbi 114 mijë të tjerë u rrahën”, thuhet në raportin e OIDA-s, duke shtuar se 17.718 gra dhe vajza Rohingya u përdhunuan nga ushtria dhe policia e Mianmarit. Po ashtu theksohet se mbi 115 mijë shtëpi Rohingya u dogjën dhe 113 mijë të tjera u vandalizuan.

Sipas Amnesty International, më shumë se 750 mijë refugjatë Rohingya, kryesisht fëmijë dhe gra, kanë ikur nga Mianmari dhe kanë kaluar në Bangladesh, pasi forcat e Mianmarit nisën një goditje ndaj komunitetit pakicë musliman.

Populli Rohingya, i përshkruar nga OKB si më i përndjekur në botë, është përballur me frikën e rritur të sulmit, pasi dhjetëra u vranë në dhunën komunale në vitin 2012.

OKB ka dokumentuar përdhunimet në masë, vrasjet, duke përfshirë edhe foshnjat dhe fëmijët e vegjël, rrahjet brutale dhe zhdukjet e kryera nga forcat shtetërore të Mianmarit. Në një raport, hetuesit e OKB-së thanë se shkeljet e tilla mund të kenë përbërë krim kundër njerëzimit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit