-0.6 C
Pristina
Friday, January 27, 2023

Ambasada e SHBA-së në BeH reagon ndaj vendimit të Dodikut për të nderuar Putinin – dhe për festimin e 9 janarit

Më të lexuarat

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Bosnje dhe Hercegovinë ka reaguar ndaj vendimit për dekorimin e presidentit rus, Vladimir Putin nga ana e udhëheqësit serb të Bosnjës, Milorad Dodik.

“Vendimi i Milorad Dodik për të nderuar Vladimir Putinin, njeriun që nisi një pushtim të paprovokuar të Ukrainës që rezultoi në vdekjen e mijëra civilëve dhe shkatërrimin masiv të infrastrukturës, është i dënueshëm”, thuhet në deklaratë, përcjell Telegrafi.

Ambasada tha se ky është një refuzim i vlerave të komunitetit euroatlantik dhe rendit ndërkombëtar të bazuar në ligj.

“Gjithashtu, vendimi i zotit Dodik për të festuar 9 janarin është i paligjshëm. Ai shkel vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Bosnjë-Hercegovinës sipas të cilit festimi është antikushtetues”, citohet të ketë thënë më tej ambasada amerikane.

Ata përkujtuan se neni 3 i Marrëveshjes së Dejtonit është i qartë dhe se Republika Srpska duhet të respektojë plotësisht vendimet e institucioneve të Bosnjë-Hercegovinës, përfshirë vendimet detyruese të Gjykatës Kushtetuese, pavarësisht nëse i pëlqejnë apo jo.

“Thirrjet për pavarësinë e RS, të cilat u përsëritën dje…, po e shtyjnë shtetin në një rrugë të rrezikshme. Republika Srpska vetëm do të shkatërrojë veten dhe ata përreth saj duke shtyrë këtë ‘shpresë të pakapshme’ të pavarësisë”, është përfunduar në reagimin e Ambasadës së SHBA-së në Bosnje-Hercegovinë. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit