16.4 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Amazon sjell modelin e ri të Kindle Fire HD për 99 dollarë?

Më të lexuarat

Ditëve të fundit është thënë se Amazon është duke përgatitur një model të ri dhe të lirë të tabletit të saj Kindle Fire, i cili do të kushtojë jo më shumë se 99 dollarë, dhe se i njëjti do të dal në shitje gjatë këtij viti.
Sipas TechCrunch, modeli i ri i tabletit të Amazon, Kindle Fire do të vijë në teknologjinë e ekranit HD, procesor TI, si modelet paraprake, ekran të ndjeshëm në prekje me diagonale prej 7 inç si dhe rezolucion prej 1280×800 pikselëve.

Me çmim kaq të lirë, Kindle Fire do të jenë në gjendje të konkurrojë më lehtë në tregun e tabletëve Android të cilët kushtojnë lirë, kryesisht modelet e prodhuesve jo shumë të njohur në Kinë.

Edhe pse mund të duket çmim jashtëzakonisht i lirë, drejtori i IDC Research, Tom Mainelli, thotë se një strategji e tillë është e arsyeshme. Për më shumë, firma e tij parashikon se tabletët Android për të parën herë do ta kalojnë dominimin e iPad. Dhe natyrisht, Kindle Fire i Amazon do të jap një kontribut të vlefshëm në këtë drejtim. / Telegrafi /

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit