7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Shtyhet debutimi i HTC One

Më të lexuarat

HTC ka shtyrë debutimin e modelit të saj kryesor të telefonit të mençur, HTC One edhe për disa javë, për siç thuhet, mungesë të disa komponentave të telefonit, me të cilin ajo synon ta ri-marrë tregun e humbur.
Disa distributor të kompanisë dhe operatorë të telefonisë mobile, duke përfshirë edhe Vodafone Group kanë njoftuar se HTC u ka thënë se do ta shtyejë debutimin e HTC One, edhe përkundër premtimit se modeli i ri i telefonit të prodhuesit të famshëm tajvanez do të paraqitej në treg në javën e tretë të muajit mars.

Përfaqësuesit e HTC’së kanë thënë se vonesat për debutimin e HTC One kanë ndodhur pikërisht për shkak të mungesës së disa pjesëve të telefonit, duke përfshirë mbështjellësin e metalit, dhe pjesë të kamerës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit