16.6 C
Pristina
Monday, May 20, 2024

Albin Kurti: S’e heqim taksën me Serbinë, pa vendosur parimin e reciprocitetit

Më të lexuarat

Qeveria e formuar nga Lëvizja Vetëvendosja nuk do ta heqë taksën 100% ndaj mallrave serbë. Kandidati për kryeministër i Kosovës, Albin Kurti tha për emisionin “360 gradë” me Artur Zhejin në RTV Ora se taksa do të hiqet vetëm kur të vendoset reciprociteti i plotë politike, ekonomik e tregtar.

Ai deklaroi se edhe pse është miratuar në Kuvend që në vitin 2011 asnjë qeveri nuk e zbatuar rezolutën për reciprocitetin, duke premtuar se qeveria e formuar prej tij do të jetë e para që do ta zbatojë.

Albin Kurti: Qeveria jonë nuk do heqë tarifën 100% pa e vendosur reciprocitetin e plotë.

Artur Zheji: Pra nuk kemi një heqje imediate të taksës 100%?

Albin Kurti: Kurrë nuk kam thënë ashtu. Ma gjeni ku kam thënë heqje tarife 100%.

Artur Zheji: Nuk e kam polemikë, dua thjesht e zeza mbi të bardhë ta di si është deklarata juaj dhe njëherë për taksën 100% ndaj mallrave serbe?

Albin Kurti: Më 7 dhjetor 2011 është miratuar rezoluta në Kuvend, ne kemi qenë në opozitë për reciprocitet të plotë politik, ekonomik dhe tregtar me Serbinë. Asnjë qeveri nuk e ka zbatuar këtë rezolutë. Kjo do të jetë qeveria e parë që e zbaton. Pra reciprocitet i plotë me Serbinë.

Artur Zheji: Ky është premtim, dakord. Tani taksa 100% do të hiqet vetëm nëse do të ketë reciprocitet të plotë me Serbinë. Do të thotë asnjëherë!

Albin Kurti: Pse asnjëherë?

Artur Zheji: Po, sepse nuk ka për ta bërë ndonjëherë Vuçiç.

Albin Kurti: Le ta thotë ai vetë, s’kemi nevojë ta themi ne. Ne vendosim reciprocitetin si parim tonin, njoftojmë faktorët ndërkombëtarë për këtë gjë dhe presim që në Serbi të vlejnë diplomat e Universitetit të Prishtinës, Bujanovac, Preshevë, Medvegj. Presim që në Serbi të pranohet patenta e shoferit të Kosovës, në Serbi të pranohet certifikata e prodhimit të mallit në Kosovë, në Serbi të pranohen targat e automjeteve me Republikën e Kosovës, sepse me të Republikës së Serbisë mund të hyjnë etj.

Artur Zheji: Presim që Serbia të njohë Kosovën si shteti i pavarur, nuk është kusht ky, se këtë kush kishte dhe Ramushi?

Albin Kurti: Këtë gjë mund ta kemi, mund të mos e njohim asnjëra dhe ky është reciprocitet në fund të fundit. LVV do ta heqë tarifën 100% ndaj Serbisë duke zëvendësuar me parimin e reciprocitet të plotë politike, ekonomik e tregtar. Ne e zëvendësojmë tarifën me reciprocitetin.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit