Al-Azhar denoncon vizitën e imamëve të rremë te pushtuesit sionistë”

Më të lexuarat

🔴 Al-Azhar, në një deklaratë të lëshuar, tha se “ka ndjekur me shqetësim të thellë vizitën e disa personave që u prezantuan si imamë europianë, të udhëhequr nga i ashtuquajturi Hasan Shalghoumi, në tokat palestineze të pushtuara, dhe takimin e tyre me kreun e entitetit sionist pushtues, si dhe deklaratat e tyre të dyshimta dhe të ligështa se kjo vizitë kishte për qëllim forcimin e bashkëjetesës dhe dialogut ndërfetar.” Më tej shtohet se “denoncohet me forcë kjo vizitë, e kryer nga persona që u kanë verbuar sytë dhe ndërgjegjen, dhe u janë topitur ndjenjat përballë vuajtjeve të këtij populli të përndjekur, sikur të mos i lidhte asnjë lidhje njerëzore, fetare apo morale me këtë popull.”

Nga ana e tij, Muftiu i Egjiptit Dr. Nazir Ayad, në një postim në platformën X, shkroi:
“Me shumë keqardhje e kam ndjekur këtë vizitë të turpshme, të kryer nga disa që i paraqesin vetet si njerëz të fesë, por që kanë shitur ndërgjegjen për një çmim të lirë, dhe janë veshur me petkun e fesë në mënyrë të rreme dhe të rrejshme, për të qëndruar përballë liderëve të entitetit sionist, në një skenë të ndyrë, duke promovuar një paqe të rreme dhe një dialog të njollosur me gjakun e të pafajshmëve, dhe duke folur për bashkëjetesë me ata që nuk njohin as filozofinë e bashkëjetesës, as gjuhën e dialogut.”
Dr. Ayad shtoi:
“Ajo që kemi ndjekur dhe që është transmetuar nga kamerat, nuk është tjetër veçse një investim i lirë politik, nga disa turbane të rreme, që përdoren për të zbukuruar fytyrën e një entiteti gjakatar dhe pushtues, për të ndërtuar një fasadë të rreme islame që i shërben objektivave të normalizimit dhe falsifikimit të vetëdijes.”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit