16.1 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Aksioni kundër kontrabandës së mallrave në veri, sulmohen edhe gazetarët

Më të lexuarat

Aksioni i sotëm i Policisë së Kosovës kundër kontrabandës së mallrave është shoqëruar me tensione në veri të vendit.

Disa banorë serbë kanë sulmuar Njësinë Speciale të Kosovës, duke hedhur gurë në drejtim të tyre, e po ashtu duke djegur disa vetura me targa RKS.

Përveç që kanë sulmuar Policinë, disa serbë kanë sulmuar edhe gazetarët kosovarë, të cilët ishin duke raportuar nga vendi i ngjarjes.

Lidhur me situatën e krijuar në veri ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili ka thënë se krimi dhe grupet kriminale nuk do të tolerohen dhe se do të luftohen.

Kurti ka njoftuar se tashmë operacioni policor ka përfunduar.

“Aksion i Policisë kundër krimit e kontrabandës në Prishtinë, Pejë dhe në veri e jug të Mitrovicës. Herët në mëngjesin e sotëm, Policia e Kosovës, me qëllim të luftimit të kontrabandës ka filluar operacione bastisjeje në disa lokacione të ndryshme në Prishtinë, Pejë e Mitrovicë (si në jug ashtu edhe në veri).  Krimi dhe grupet kriminale nuk do të tolerohen dhe do të luftohen. Kontrabandën do ta luftojmë e do ta parandalojmë. Aksioni i sotëm policor ka përfunduar. U bëj thirrje qytetarëve në komunën veriore të Mitrovicës që të mos bien pre e disa medieve në Serbi që e mbrojnë krimin, korrupsionin dhe kontrabandën dhe duan ta politizojnë dhe etnizojnë atë”, deklaroi Kurti.

Ndryshe, Policia e Kosovës ka realizuar sot një operacion në disa lokacione të ndryshme, ku bëjnë pjesë katër rajone të Kosovës si Prishtinë, Pejë, Mitrovicë Jugu dhe Mitrovicë Veriore, ku është goditur rrjeti i kontrabandës. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit