14.3 C
Pristina
Saturday, July 27, 2024

Aksioni i madh rendvendosës në veri, kërkohet koka e Radoiçiçit

Më të lexuarat

Krah Policisë së Kosovës, EULEX dhe KFOR

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se po kryen postblloqe në pesë lokacione në tri komuna në veri të vendit dhe ky aksion lidhet me sulmin në Banjskë dhe Zveçan.

Në njoftim thuhet se këto urdhra kontrolli zbatohen në koordinim me EULEX-in dhe KFOR-in.

Policia ndodhet para ndërtesës së banimit ku ka jetuar Milan Radoiçiç, ku ndodhet edhe restoranti Grey, transmeton Radio Kontakt plus dhe Kossev.

Së paku tri autoblinda të policisë së Kosovës janë para lokalit dhe objektit të banimit, rruga është e bllokuar për qarkullim, por jo për këmbësorë. Dy forca speciale janë në hyrje të rrugës.

Milan Radoiçiç është nënkryetar i partisë më të madhe të serbëve në Kosovë dhe biznesmen.

Radoiçiç u fut në listën e zezë nga Departamenti i Financave i SHBA-së në dhjetor 2021 për shkak të përfshirjes së tij në krimin ndërkombëtar dhe korrupsionin.

Ministri i Brendshëm i Kosovës Xhelal Svecla akuzoi Radoiçiçin se kishte organizuar dhe marrë pjesë në sulmin ndaj policisë së Kosovës më 24 shtator, kur mbeti i vrarë një polic. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit