“Ah, sikur të kishim lindur muslimanë” – Çifti zviceran konvertohet në Islam i frymëzuar nga ezani

Më të lexuarat

Një çift zviceran që jeton në Fethije, në provincën Mugla të Turqisë, është konvertuar në Islam pasi u prekën nga thirrja për namaz dhe shqiptuan fjalën e shehadetit.

Inxhinieri i softuerit Jean-Pierre Kern, 76 vjeç, dhe bashkëshortja e tij, infermierja Francoise Gabriel Berthe, 62 vjeçe, pas pranimit të Islamit, ndryshuan emrat në “Hasan” dhe “Gamze”.

Ceremonia e konvertimit u zhvillua në prani të myftiut të Fethijes, Kamel Oktay, dhe disa dijetarëve islamë. Gjatë saj u lexuan ajete nga Kurani Famëlartë.

Pas leximit të ajeteve, çifti zviceran shqiptoi shehadetin dhe në mënyrë zyrtare pranuan Islamin.

Në një deklaratë për mediat pas ceremonisë, çifti që ka rreth pesë vjet që jeton në Fethije, u shpreh se i kishte lënë mbresë zëri i ezanit dhe adhurimi i fqinjëve të tyre myslimanë.

Ata thanë:
“Ah, sikur të kishim lindur muslimanë! Kur e pamë Islamin, e kuptuam se kush jemi dhe si duam ta kalojmë pjesën tjetër të jetës – si myslimanë.”

Ata shprehën dëshirën e madhe që të kishin lindur muslimanë dhe thanë: “Kur e pamë Islamin, e kuptuam vetveten. Duam që pjesën e mbetur të jetës ta kalojmë si muslimanë.”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit