17.7 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

“Agron Selimaj u shkarkua, nuk dha dorëheqje nga AKI-ja”

Më të lexuarat

Kryetari i Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së, Haxhi Shala, thotë se Agron Selimaj nuk është dorëhequr, por është shkarkuar.

Agron Selimaj ditë më parë njoftoi për dorëheqjen nga posti i drejtorit të Agjencisë Kosovare të Intelegjencës, por sipas Shalës atij i është kërkuar dorëheqja.

“Ai zyrtarisht është dorëhequr, por për mendimin tim është shkarkim. Atij i është kërkuar dorëheqja. Në situatën aktuale në Kosovë, largimi i tij është i dëmshëm për vendin. Nëse ai nuk ka qenë në krye të detyrës ai duhet të japë llogari”, ka thënë Shala në Interaktiv.

Shala ka deklaruar po ashtu se kërkesa për dorëheqjen e Selimajt kishte ardhur nga presidenti Hashim Thaçi. Ai ka thënë se di detaje për këtë, por nuk ka pranuar të tregojë më shumë. Ka thënë se pret që këtë ta bëjnë vetë Thaçi e Selimaj, në të kundërtën do të tregojë vetë në Interaktiv të KTV-së atë që di.

Ai ka komentuar edhe zërat se ish-presidentja Atifete Jahjaga është përmendur si kandidate për këtë post, duke thënë se “ajo ka aftësi dhe se e ka treguar veten aq sa ka pasur mundësi”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit