6.8 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

AGK dënon veprimin e gazetës “Zëri” që pushoi nga puna gazetaren shtatëzënë

Më të lexuarat

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka pritur me shqetësim të thellë njoftimin e gazetarës Senada Halimi se gazeta “Zëri” ia ka shkëputur marrëdhënien e punës pasi ajo i ka njoftuar se është shtatëzënë
Në njoftimin e saj për AGK-në gazetarja Halimi ka thënë se: “Unë jam njoftuar me datë 06.12.2016 se më është shkëputur marrëdhënia e punës. Kjo ka ndodhur vetëm pak ditë pasi menaxhmenti e ka kuptuar se unë jam shtatëzënë”, përcjellë lajmi.net.

Duke u bazuar në këtë, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e dënon veprimin e gazetës “Zëri” pasi vendimi i menaxhmentit bije ndesh me Ligjin e Punës si dhe ligjet e tjera të aplikueshme në Republikën e Kosovës. Njeherësh veprimi i gazetës “Zëri” paraqet diskriminim të drejpërdrejt.

Shkëputja e marrëdhëniës së punës në kohën e shtatëzënëisë nuk duhet të që asnjë formë të shndërrohet në praktikë të lejueshme në vendin tonë. Presim që veprimi i gazetës ‘Zëri’ të dënohet edhe nga organizata të tjera që merren me mbrojtjen e të drejtave të njeriut e posaqërsisht të grave.

Për këtë rast me kërkesë të gazetarës Senada Halimi ne e kemi njoftuar edhe Inspektoratin e Punës nga i cili institucion presim vendim të shpejtë dhe të drejtë.

Poashtu inkurajojmë gazetarën Halimi që të nisë procedurat ligjore ndaj gazetës në fjalë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit