2.7 C
Pristina
Tuesday, December 3, 2024

Agjencia e OKB-së: Lufta brutale detyron banorët e Gazës të zhvendosen vazhdimisht

Më të lexuarat

“1,9 milion njerëz, pothuajse 90 për qind e popullsisë, janë të zhvendosur në të gjithë Rripin e Gazës për disa herë”, thonë nga UNRWA

Gaza

Nëntëdhjetë ditët e “luftës brutale” në Rripin e Gazës kanë detyruar 1,9 milion njerëz të zhvendosen vazhdimisht, tha agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë, UNRWA, transmeton Anadolu.

“90 ditë lufte brutale dhe zhvendosje masive që vazhdon çdo ditë”, shkroi UNRWA në X.

“Familjet detyrohen të lëvizin vazhdimisht, duke kërkuar siguri aty ku nuk ka”, tha agjencia, duke shtuar: “1,9 milion njerëz, pothuajse 90 për qind e popullsisë, janë të zhvendosur në të gjithë Rripin e Gazës për disa herë. 1,4 milion janë strehuar në objektet e UNRWA-së”.

Izraeli nisi sulme të pamëshirshme ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës pas sulmit ndërkufitar nga Hamasi më 7 tetor.

Të paktën 22.600 palestinezë janë vrarë që atëherë dhe 57.910 të tjerë janë plagosur, sipas autoriteteve shëndetësore të Gazës.

Sulmi e ka lënë Gazën në gërmadha, ku 60 për qind të infrastrukturës së enklavës është dëmtuar ose shkatërruar, dhe gati 2 milionë banorë janë zhvendosur mes mungesës akute të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit