15 C
Pristina
Friday, May 17, 2024

Afrin, terroristët vendosin mjetin shpërthyes në Kur’an

Më të lexuarat

Në fshatin Shejh Obasi në Afrin të Sirisë i cili u pastrua nga terroristët në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit”, terroristët e YPG/PKK-së kanë vendosur si kurth mjet shpërthyes brenda Kur’anit të varur në murin e një shtëpie, raporton Anadolu Agency (AA).

Materialet e konfiskuara nga forcat e sigurisë të cilat zhvillojnë punime kërkimi dhe pastrimi të mjeteve shpërthyese në fshatra, qyteza dhe në qendër të qytetit të Afrinit, tregojnë fytyrën e ndyrë të organizatës terroriste.

Forcat Turke të Sigurisë të cilat vazhdonin kërkimet në një shtëpi në fshatin Shejh Obasi, gjetën mjetin shpërthyes të vendosur si kurth në Kur’anin e varur në murin e një shtëpie.

Eksplozivi u gjet me kujdesin e treguar nga forcat e sigurisë. Me neutralizimin e mjetit shpërthyes janë parandaluar edhe humbjet e mundshme të jetëve të njerëzve.

Ndërkohë vazhdon operacioni “Dega e Ullirit” i nisur më 20 janar me qëllim për të neutralizuar terroristët e PKK/KCK/PYD-YPG dhe DEASH-it, për të shpëtuar popullin mik dhe vëllazëror të rajonit nga presioni dhe persekutimi i terroristëve, si dhe për të vendosur siguri dhe stabilitet për kufijtë dhe rajonin.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit