6.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Afrim Gashi: Ky është propozimi i BESËS për dalje nga kriza

Më të lexuarat

Afrim Gashi tha se BESA është duke shkruar një dokument për të cilin vlerësojnë se si mund të dilet nga kriza. “Mendojmë se në një situatë të tillë, do të duhej një Qeveri ekspertësh për dy vite me qëllime të sakta. Të implementohet Raporti i Pribe-së, të rregullohet gjyqësori, Prokuroria Speciale, të merremi vesh të gjejmë një mandatar”, tha Gashi. Ai shtoi se këtë zgjidhej do ta ofrojnë në momentin kur do të shohin se nuk ka më mundësi për të formuar Qeveri politike. Sipas tij zhvillimet në Kuvend, bllokadat e procesin, janë të dëmshme për vendin. Ai shtoi se BESA nuk është aktive gjatë seancave për shkak se nuk dëshiron që të humbet kohë dhe ata të bien pre e skenarit të VMRO-së për stërzgjatje të seanca. “Pas asaj që po ndodh në Kuvend, po e shihni se po bllokohet procesi. Ne po bisedojmë më pak në Kuvend. Ne do ta ofrojmë këtë proces përderisa jemi të bindur se nuk do të ketë mundësi të formohet Qeveri politike”, tha Gashi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit