6.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Abas kërkon rihapjen e konsullatës amerikane në Jerusalem

Më të lexuarat

Siç raporton agjencia palestineze e lajmeve, Abas, duke folur në një takim me drejtuesit palestinezë në qytetin Ramallah të Bregut Perëndimor, kërkoi që ShBA-të t’i japin fund bllokadës financiare që zbatojnë ndaj Palestinës dhe të lejojnë rihapjen e përfaqësisë së Organizatës për Çlirimin e Palestinës (OÇP) në Uashington.

Abas i bëri thirrje administratës Biden të rihapë konsullatën amerikane në Jerusalemin Lindor të pushtuar.

Takimi,- e vijoi fjalën e tij Mahmud Abas,- synon të përgatisë terrenin për një dialog gjithëpërfshirës kombëtar ndërmjet të gjitha grupeve palestineze, përfshi lëvizjet “Hamas” dhe “Xhihadi Islamik”, që do t’i japë fund përçarjes [mes grupeve palestineze] dhe do të ketë si qëllim formimin e një qeverie të unitetit kombëtar me legjitimitet ndërkombëtar, e cila do të punojë në rindërtimin e Gazës, heqjen e bllokadës që vazhdon që nga viti 2006 dhe bashkimin e dy pjesëve të vendit.

Komiteti Ekzekutiv i OÇP-së vendosi në takim që jo më vonë se janari të mbajë mbledhjen e Bordit Qendror Drejtues të organizatës.

Gjithashtu në këtë takim; u vendos gjithashtu që t’u dërgohen letra liderëve botërorë dhe institucioneve ndërkombëtare për t’i nxitur ata të ndërmarrin veprime për të ndaluar sulmet e Izraelit ndaj palestinezëve dhe ndërtimin e vendbanimeve të paligjshme; u theksua se duhet zhvilluar dhe zgjeruar rezistenca paqësore popullore, si dhe duhet forcuar roli i lidershipit të bashkuar kombëtar për të udhëhequr një revoltë gjithëpërfshirëse kombëtare kundër pushtimit.

Autoriteti Palestinez dënoi klasifikimin e 6 organizatave joqeveritare palestineze si organizata terroriste nga Izraeli dhe vuri në dukje se do të vazhdojë t’i mbështesë këto OJQ.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit