A t’ju jap një myzhde?

Më të lexuarat

Një ditë, i Dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ue selem, qau dhe tha:
“Më ka marrë malli për vëllezërit e mi.”
Sahabët i thanë: A nuk jemi ne vëllezërit e tu, o i Dërguari i Allahut?
Tha: “Jo, ju jeni shokët e mi. Vëllezërit e mi janë ata që do të vijnë pas jush, do më besojnë pa më parë.
I kapuri pas fesë nga ata është si ai që ka kapur një prush në dorë dhe puna e mirë e njërit prej tyre është e krahasuar (në shpërblim) me 50.”
Thanë: Prej nesh a prej tyre?!
Tha: “Përkundrazi, prej jush.”

Allahu Ekber!!!! Një punë e mirë e pranuar, me shpërblimin e një sahabi!!! Ja Rab!

Thotë Allahu i Lartësuar në suren El-Maideh, ajeti 105:
“O ju besimtarë, kujdesuni për vetet tuaja! Nuk ju devijon ai që ka devijuar nëse udhëzoheni!”

Myzhde, për çdo të ri e të re, që është kapur fort pas fesë së Allahut.
Myzhde, për këdo që është i qëndrueshëm ndaj urdhërit të Allahut.
Myzhde, për këdo që synon kënaqësinë e Allahut.
Myzhde, për këdo që praktikon rrugën e të dërguarit të Allahut salAllahu alejhi ue selem.

Allahu na përmirësoftë e na forcoftë në fenë e Tij dhe na faltë e na mëshiroftë! Amiin


—————————
/aminandreu

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit