-0.9 C
Pristina
Friday, January 27, 2023

A po kërkon Greqia naftë në ujrat shqiptare?

Më të lexuarat

Përgjigja e Tiranës zyrtare ndaj një pretendimi për shkelje të hapësirë tonë detare

Tirana zyrtare mohon që Greqia po kërkon naftë në hapësirat ujore të Shqipërisë, siç është pretenduar ditët e fundit nga ish-zëvendëskomandanti i Forcës Detare, Artur Meçollari.

Në një deklaratë për mediat, Ministria e Jashtme thotë se nuk është kryer asnjë aktivitet i tillë që ka shkelur sovranitetin apo të drejtat sovrane të Shqipërisë në hapësirat detare.

Në bashkëpunim me ministrinë e Jashtme greke është në monitorim të vazhdueshëm të çdo aktiviteti me karakter eksplorues apo të ndonjë natyre tjetër që është duke u kryer në hapësirën detare mes Shqipërisë dhe Greqisë, dhe jo vetëm, për të parandaluar çdo ndikim negativ që mund të sjellë për interesat e vendit”, thuhet në deklaratë, ku shtohet se “institucionet shqiptare janë në lartësinë e detyrës për tu ballafaquar me çdo situatë që mund të prekë sadopak interesat e vendit”.

Sa për pretendimet e Meçollarit, thuhet se “Ministria e Jashtme e Shqipërisë i konsideron lajme të paverifikuara”.

Sipas Meçollarit, me lëvizjet e anijes “Vernicos Sifnos”, Greqia ka dhunuar të drejtat sovrane të Shqipërisë në shelfin e saj kontinental. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit