Sot u takuam në Ankara me Kryeministrin e Greqisë, z. Kyriakos Mitsotakis.
Diskutuam në mënyrë të detajuar se si mund t’i avancojmë marrëdhëniet tona përmes një agjende pozitive.
Vazhdojmë të punojmë në drejtim të objektivit për ta rritur tregtinë dypalëshe, e cila vitin e kaluar arriti rreth 7 miliardë dollarë, në 10 miliardë dollarë.
Shpresoj që dokumentet që miratuam të forcojnë edhe më tej bazën kontraktuale të marrëdhënieve tona.
Sa i përket pakicave, të cilat përbëjnë elementin njerëzor të marrëdhënieve tona, duhet të veprojmë me ndjenjë përgjegjësie historike.
Ia përcolla Kryeministrit pritshmëritë tona lidhur me garantimin e plotë të lirive fetare dhe mundësive arsimore për pakicën turke në Trakinë Perëndimore.
Në takimin tonë, trajtuam edhe një herë qëndrimet tona për Detin Egje dhe Mesdheun Lindor në mënyrë të hapur dhe të sinqertë.
Turqia dhe Greqia, si dy aleatë të NATO-s, përballen me shumë zhvillime që përbëjnë kërcënim për sigurinë dhe stabilitetin.
Ne mendojmë se përfshirja e Turqisë në nismat e fundit të mbrojtjes në Evropë është në interesin tonë të përbashkët.
Me Kryeministrin diskutuam gjithashtu zhvillimet rajonale, veçanërisht procesin e armëpushimit dhe Planin e Paqes në Gaza.
Prekëm edhe çështjen e stabilitetit në Siri dhe hapat që mund të ndërmerren për ta ndihmuar këtë vend vëlla të kontribuojë sa më shpejt në paqen rajonale.
Si dy fqinj dhe aleatë, besoj sinqerisht se duhet t’i mbajmë të hapura kanalet e dialogut, mbi bazën e bashkëpunimit.

