9.6 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

A i keni bërë gati valixhet?!

Më të lexuarat

Kur i bëjmë gati valixhet për t’i vizituar shokët apo të afërmit tanë të gjallë, të cilët gjenden larg nesh, mendojmë t’i marrim me vete rrobat, këpucët, kozmetikën dhe gjëra tjera të vogla…

Qysh kur kemi filluar të bëjmë dallimin mes së mirës dhe së keqes kemi nisë t’i përgatisim valixhet dhe do të ndalemi vetëm atëherë kur të na dalin shpirtrat.

A i keni bërë gati namazet tuaja të përditshme?

A e keni bërë gati agjërimin?

A e keni bërë gati Kur’anin tuaj, të cilin e keni mësuar përmendësh?

A i keni bërë gati punët tuaja të vogla që i keni vepruar dhe për të cilat mund të shpërbleheni?

A i keni bërë gati…?

Valixhet tona janë jeta jonë. Për çdo ditë duhet të bëhemi gati, sepse ne nuk e dimë se kur do të na thërrasë Allahu që të kthehemi tek Ai. Pra, duhet që në çdo moment të jemi të gatshëm për këtë udhëtim. Kur të jesh në rrugë për tek Allahu nuk mund të kthehesh më për të marrë ndonjë gjë që e ke harruar. Pra, filloni të bëheni gati që nga ky çast, nëse ende s’keni filluar dhe mos harroni se asnjëherë nuk mund të bëhemi mjaft gati për udhëtimin tonë tek Allahu…!

Nga gjermanishtja: Jusuf Kastrati

 

shembulli.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit