8.1 C
Pristina
Friday, December 6, 2024

A e përdorni edhe ju sirtarin e shporetit për vendosjen e enëve? E keni gabim!

Më të lexuarat

Shumica e njerëzve e përdorin sirtarin e shporetit, i cili gjendet nën furrë, për vendosjen e tenxhereve, tiganëve apo për kallëpe ëmbëlsirash.

Mirëpo, ky nuk është i vetmi destinim.

Derisa ky sirtar shumicës së njerëzve u shërben për vendosjen e enëve, ai ka destinim krejtësisht tjetër, thonë njerëzit të cilët punojnë në fabrikën e prodhimit të shporeteve elektrike.

Në të vërtetë, nëse kërkoni udhëzimin për përdorimin e shporetit, mund të lexoni që sirtari shërben pikërisht që të mbani ushqimin të ngrohtë.

Ushqimi i ftohtë nuk bën të ngrohet përsëri në këtë mënyrë, sepse do të shkaktojë shfaqjen e baktereve.

Natyrisht, kjo nuk do të thotë që nuk mund ta përdorni për vendosjen edhe të disa gjërave si edhe deri tani, mirëpo është mirë ta dini që ai sirtar ka edhe një përdorim.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit