1.9 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

A e legjitmoi Trump diktatorin Kim Jong?

Më të lexuarat

Donald Trump u bë presidenti i parë amerikan në detyrë, që vizitoi Korenë e Veriut, duke kaluar kufirin gjatë një takimi me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, në zonën e çmilitarizuar.

Pas shtrëngimit të duarve në fshatin kufitar Panmunjom, presidenti Trump kaloi vijën ndarëse të kufirit ndërmjet të dy Koreve. Kimi më pas kaloi kufirin në Korenë e Jugut.

“Më vjen mirë që ju shoh sërish”, i tha ai presidentit Trump. “Nuk e kam pritur kurrë t’ju takoj në këtë vend”.

“Ishte nder i madh ta kaloj atë vijë”, tha presidenti Trump, i cili e ftoi udhëheqësin Kim në Shtetet e Bashkuara për një takim tjetër zyrtar.

Presidenti Trump tha të shtunën se takimi do të zgjasë vetëm dy minuta. Megjithatë, bashkëbisedimi zgjati me shumë dhe të dy udhëheqësit u futën në një ndërtesë aty pranë për të biseduar më tej.

Për shumëkënd, shtrëngimi i duarve në zonën e çmilitarizuar mund të shënojë ripërtëritjen e bisedimeve të bllokuara bërthamore, por shumë analistë tërheqin vërejtjen se takimi është thjeshtë një fotografi dhe legjitimim i mëtejshëm i udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un.

Kim Jong konsiderohet si një diktator dhe është sinonim i diktaturës, ku ka mungesë të plotë të lirisë së popullit. Sipas mediave botërore ai ka vrarë njerëz të ndryshëm për gjëra shumë banale dhe se populli jeton në terror dhe propagandë të madhe. Ndërsa sot Trump, njeriu i vendit më demokratik në botë, takohet me një diktator! Si duket për interesat e tyre ato legjitimojnë dhe anatemojnë pa rregulla, mjafton interesi i tyre të tregojë kahjen!/VOA/KohaIslame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit