-1.4 C
Pristina
Monday, January 13, 2025

Buzhala thotë se sulmi ndaj Xharrës ndodhi pasi u kryqëzua nga shoqëria civile e gazetarët pse hyri në politikë

Më të lexuarat

Gazetari Berat Buzhala ka reaguar ashpër ndaj sulmit kundër Arbana Xharrës. Ai ka thënë se sulmi ndaj saj ndodhi pasi u kryqëzua nga shoqëria civile dhe gazetarët, pasi hyri në politikë.

Arbana Xharra, ish-kryeredaktore e gazetës “Zëri”, tani pjesë e PDK’së, është sulmuar rreth orës 01:00 natën e së shtunës.

Buzhala ka thënë se sulmi ndaj Xharrës “vjen tri ditë pasi të gjithë Facebooku, e gjithë shoqëria civile, gazetarët, iu turren, e kryqëzuan, ia bën gjyqin, veç pse ajo zgjedhi me hy në politikë”.

Eshte rrahur barbarisht Arbana Xharra ne parkingun e baneses ne Prishtine. Kjo vjen tri dite pasi i gjithe Facebook’u, e gjithe shoqeria civile, gazetaret, iu turren, e kryqezuan, ia ben gjyqin, vec pse ajo zgjedhi me hy ne politike.

Cili SHIK eshte kah kryne dhune? Kush po i ngreh zhag njerezit?

Marre duhet me ju ardhe. Kapni shlyni ata statusa te turpit, o gardiana te mendimit te lire. O hipokrita. Nje gru. Nje nane. Cfare barbarësh.

Arbana eshte rreh me na tute ne tjerëve”, ka shkruar Buzhala.

Policia e Kosovës ka njoftuar se sulmi ka ndodhur në afërsi të banesës së saj pas orës 01.00 pas mesnatës ndërmjet të premtes dhe të shtunës dhe Xharra nga lëndimet trupore që ka marrë është dërguar në spitalin e Prishtinës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit