Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan i ka dhënë të premten letërnjoftim të Turqisë aktivistes shtatëvjeçare siriane Bana Alabed dhe familjes së saj
ANKARA (AA) – Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan i ka dhënë të premten letërnjoftim të Turqisë aktivistes shtatëvjeçare siriane Bana Alabed dhe familjes së saj, e cila ishte arratisur në Turqi nga qyteti sirian Halep i shkatërruar nga lufta, pasi paraprakisht u ishte dhënë shtetësia turke, raporton Anadolu Agency (AA).
Bana, nëna e saj, babai dhe dy vëllezërit e vegjël, ishin ndër mijëra njerëzit e evakuuar dhjetorin e kaluar nga qyteti i Halepit i rrethuar nga regjimi sirian.
Menjëherë pas ardhjes së familjes Alabed në Turqi, ata ishin pritur zyrtarisht nga presidenti Erdoğan dhe gruaja e tij, Emine, në kryeqytetin e Turqisë, Ankara.