-3.1 C
Pristina
Wednesday, January 15, 2025

Yıldırım: SHBA-të duhet të ekstradojnë kreun e FETO-s

Më të lexuarat

Kryeminstri i Turqisë Binali Yıldırım në një intervistë për “BBC” ka deklaruar se vendi i tij do të vazhdojë luftën kundër organizatave terroriste edhe në të ardhmen

LONDËR (AA) – Kryeministri i Turqisë Binali Yıldırım në një intervistë për “BBC”, ka thënë se vendi i tij do të vazhdojë luftën kundër organizatave terroriste edhe në të ardhmen, transmeton Anadolu Agency (AA).

I pyetur nëse Turqia do të marrë hapa konkret pas vendimit nga ana e autoriteteve amerikane për të armatosur YPG-në, degën e organizatës terroriste PKK në Siri, Yıldırım tha se Ankaraja për këtë arsye nuk ka ndërmend t’i shpallë luftë Uashingtonit.

“Nuk do t’i shpallim luftë SHBA-së për këtë. Nuk ka të bëjë fare me këtë. Ne do të vazhdojmë luftën kundër organizatave terroriste, në qoftë se ajo quhet PYD, PKK apo YPG”, tha Yıldırım.

I pyetur nëse Turqia do të vazhdojë të bombardojë YPG-në në Siri, edhe nëse ata i armatosin SHBA-të, kryeministri i Turqisë u përgjigj pozitivisht.

“Sigurisht, po. Nëse ka një kërcënim, natyrisht se ne do të veprojmë kështu”, tha Yıldırım.

Në fund, ai theksoi se Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, gjatë vizitës në SHBA, presidentin amerikan Donald Trump do të porosisë se nuk mund të udhëheqë luftë kundër terrorizmit, në bashkëpunim me organizata të tjera terroriste.

“Mesazhi është i qartë. Presidenti do të përcjellë mesazhin se që nga fillimi jemi aleatë dhe partnerë strategjik në NATO. Ai do ti paralajmërojë ata se vetëm me Turqinë mund të udhëheqin luftë kundër organizatave terroriste në rajon, dhe jo me organizata të tjera terroriste. Ky është mesazhi i parë. Mesazhi i dytë është se ne jemi përballur me një përpjekje serioze për grusht shteti nga organizata terroriste FETO dhe se udhëheqësi i kësaj organizate terroriste jeton në SHBA. Ai do t’u thotë se duhet të deportojnë atë pas përfundimit të procesit gjyqësor”, tha Yıldırım.

Kryeministri turk ndodhet në Londër me rastin e Konferencës për Somalinë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit