7.3 C
Pristina
Friday, November 1, 2024

Brian Yee: Ndikimi rus në Ballkan po rritet, synohet edhe izolimi i Kosovës

Më të lexuarat

Zyrtarët amerikanë dhe të NATO-s nuk e kanë përjashtur mundësinë e ndërhyrjeve të mëtejshme të Rusisë në Ballkanin Perëndimor.Ata kanë vënë në dukje se çelësi për stabilitet në rajon është punë e secilit shtet në bazë të reformave që realizohen.
Zëvendësndihmës sekretari i shteti amerikan, Hoyt Brian Yee në takimin në Budva ka thënë se politika amerikane ndaj Ballkanit është jo e paragjykuar.Ai gjithashtu ka komentuar edhe rolin e Rusisë në rajon, ku tha se anëtarësimi i Malit të Zi në NATO përforcon qëndrueshmërinë e politikës së kësaj organizate ndaj Ballkanit Perëndimor.
Kjo sipas tij, shtë shenjë që po synohet minimi i ndikimit të Rusisë në Ballkan.Yee gjithashtu tha se Rusia mund të kishte gisht në zgjedhjet e Malit të Zi, dhe kishte synime ta pengonte këtë të fundit të hynte në NATO.Ai e përmendi edhe Kosovën, ku tha se po bëhet përpjekje për ta izoluar shtetin kosovar.“Ne duhet të kemi guximin politik për të kryer reforma të nevojshme, dhe të vlerësohen interesat e qytetarëve”, ka thënë Yee.
Njejtë mendon edhe zëvendësndihmës gjenerali në NATO, James Apatrej i cili tha se ndikimi i Moskës në rajon është i qartë.“Incidentet e fundit tregojnë se me të vërtetë Rusia është e gatshme të shkojë larg dhe të shkaktojë shqetësim. Prandaj duhet t’i mbajmë sytë hapur”, tha Apatrej. 

Forumi vazhdon edhe nesër ku do të flasin presidentët e Kroacisë, Sllovenisë dhe Malit të Zi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit