Në një kohë jo shumë të largët, zgjedhja e vetme për të bërë dallim në mes të pajisjeve kompjuterike ishte: një desktop i madh si elefant ose një laptop. Por sot, zhvillimi i teknologjisë moderne ka ndikuar drejtpërsëdrejti në zvogëlimet e dimensioneve të kësaj teknologjie si dhe nevoja për prodhuesit të dallojnë produktet e tyre, tashmë na ka dhënë një opsion të madhësive të ndryshme të pajisjeve, me që rast është bërë edhe kategorizimi i tyre me emërtime të ndryshme.
Për këtë arsyeje ne kemi bërë këtë edutek me të cilin shkurtimisht do të përshkruajmë dallimet në mes të Laptop, Notebook etj. që kur ju hasni në këto emërtime, të keni të qartë se për çfarë pajisje bëhet fjalë si dhe t’i mësoni dallimet në mes të tyre.
Radhitja në madhësi nga më i vogli tek ai më i madhi është paraqitur si më poshtë:
Palmtop
Netbook
Ultrabook
Notebook
Laptop
Të gjitha këto pajisje përmbajnë një karakteristikë në vete, edhe pse të gjitha kanë një dizajn të ngjashëm, një ekran në kapak dhe tastierën, të gjithë hapen dhe mbyllen në mënyrë pothuajse të njëjtë.
Me poshtë, le të shohim disa shembuj me fotografi për secilin dhe karakteristikat e tyre përcaktuese.
Palmtop
Janë pajisjet më të vogla që mund të ju japin një përvojë të plotë në kompjuterikë, shumica e Palmtop-ve janë zhvilluar më një version të veçantë të ulët(ose të me hershëm) të Windows-it të quajtur Windows CE, por që me vonë këto modele janë mundësuar edhe me Windows XP. Me ardhjen e smartphone-ve, pajisjet Palmtop janë hequr se prodhuari ose nga tregjet, dhe sot është vështirë të gjeni një të tillë për blerje. Këto pajisje posedonin madhësi të ekranit rreth 6-7 inç.
Netbook
Me një madhësi të ekranit rreth 9-10 inç, Netbook ishin mjaft të njohura para se të shfaqeshin Tabletët. Ata përfaqësonin një platformë të plotë portative në kompjuterikë, me një tastierë normale.
Ata janë të pajisur me sistemin operativ Windows kështu që mund të përdoren të gjitha aplikacionet që ne përdorim sot në një kompjuter.
Popullariteti i tyre ka rënë në vitet e fundit, mirëpo ende mund të gjeni dhe të bleni më një çmim rreth 200-500 €, sipas performances. Ata janë të përshtatshëm për detyrat e përditshme me kompjuter, por lojëra apo aplikacione intensive si Photoshop apo video editim nuk janë të përshtatshme, apo aq të fuqishme.
Ultrabook
Këto janë modele më të reja, peshojnë më pak se 1.5kg, dhe janë jashtëzakonisht të hollë. Fjala Ultrabook është shpikur nga prodhuesit e kompjuterëve si përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj pajisjes se ngjashëm nga Apple, Macbook Air. Pavarësisht profilit të hollë të Ultrabook-ve (më pak se 2cm), madhësia e ekranit shpesh mund të jetë sa një fletore normale, diku 11-15 inç. Shumica janë të pajisura me hard disqet SSD që janë të pa zhurmshme, të lehta, dhe shumë me të shpejta se hard disqet e rregullta. Edhe pse shumë më të shpejta, SSD-të janë më të shtrenjta se HD e rregullta. Pajisjet Ultrabook zakonisht nuk posedojnë njësinë DVD, kështu që mbajeni këtë në mendje, nëse dëshironi të bleni një laptop për të luajtur DVD, kjo nuk është një zgjidhje.
Janë të përshtatshëm për shumicën e detyrave kompjuterike dhe disa lojrave të lehta. Ultrabooks mund të ndryshojnë në çmim në mes 700 deri në 1500 €.
Notebook ose Laptop
Historikisht, një Laptop ishte pak më i madh, i projektuar për të zëvendësuar një Desktop që mund të ulemi dhe të punojmë nga prehëri. Notebook ishin thjesht pak më të vegjël së Laptop-ët, diçka që ju mund të kryeni nga kudo, sinonim ky në një “fletore”. Sot megjithatë, nuk ka asnjë dallim.
Notebook-u apo Laptop-i është një pajisje që i ka të gjitha. Çdo gjë që nuk është nga ato qe përmendem me lart, kështu që është e pamundur për t’ju përcaktuar një çmim, ato sipas performances mund të shkojnë deri 3000 €. Madhësia e ekraneve ndryshon në mes të 12-18 inç, edhe pse mesatarja është 15 inç. Mund të merrni Notebook/Laptop me kartelë grafike të fuqishme për të gjitha lojërat 3D. Notebook/Laptop zakonisht kanë njësinë DVD dhe hapësirë në disqe me kapacitete të mëdha.
Pra, mendojmë se pak a shumë i kemi shpjeguar dallimet kryesore, e nëse ju jeni në kërkim për të blerë njërën nga këto pajisje, ju sugjerojmë përveç dyqaneve të përcillni Modulin tonë të shpalljeve ku shpesh herë vizitorët tonë publikojnë pajisje të tilla, shumë më lirë së në dyqane. |ameble|