Janë tetë minuta që duhet t’i ndani në ditë për t’i aplikuar tri shprehi të mira për shpinën tuaj. Nëse nuk dëshironi të keni probleme serioze me shpinën, duhet të mbani një qëndrim të duhur gjatë uljes dhe ecjes, që me ushtrime t’i forconi muskujt dhe që sa më parë t’i mësoni tri shprehi të mira, të cilat do të ju ndihmojnë shumë, e për to duhet që për çdo dhe të ndani vetëm tetë minuta.
2 minuta për zgjatje relaksuese
Qëndroni para tavolinës, përkuluni në kënd prej 90 shkallësh, me duar mbajuni për tavoline, drejtoni këmbët dhe përpiquni që prapanicën ta shtyni sa më mbrapa, duke mos u larguar nga tavolina. Në atë mënyrë lehtë merrni frymë thellë, mbajeni frymën disa sekonda, e më pas lëshojeni atë.
4 minuta për masazh të shpejtë
Me lëvizje qarkore me majat e gishtërinjve për dy minuta bëjini masazh pjesës pas gjurit, e më pas edhe për dy minuta bëjini masazh pjesës së jashtme të nyjës së këmbës, te gilca e Akilit. Ky lloj i masazhit nxit qarkullimin dhe parandalon paraqitjen e ngërçeve në muskuj.
2 minuta për masazh me vajra esenciale
Uluni në karrige ose në shtrat, në shuplakë të dorës i hidhni dy-tri pika vaj esencial të rozmarinës ose livandës, fërkojini shuplakët në mënyrë që të ngrohet vaji, e më pas fërkojeni pjesën e poshtme të shpinës. Një masazh i tillë do të ju bëjë mirë dhe do të ju freskojë.