7.3 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

A dëshiron që prindërve të tu, edhe pasi ata të kenë vdekur, t’u lartësohen derexhetë në Xhennet?

Më të lexuarat

Shumë kush prej nesh do të kishte dëshirë që prindërve t’u bëjmë sa më mirë, sa më nder, përderisa ata janë të gjallë, por, më tepër, pasi të kenë ndërruar jetë. Ndoshta dikush mund të mendoj se duhet të bëhen punë shumë të mëdha dhe të vështira që ato të pranohen te Zoti i Madhërishëm. Por jo, mëshira e Allahut xh.sh. është e madhe e gjërë, pa kufi, andaj dhe Ai na ka mësuar dhe mundësuar që për prindërit tanë, edhe me punë të vogla, të mund t’ju bëjmë mirë dhe t’ua lartësojmë veprat, shkallët dhe derexhetë e tyre në botën tjetër, te Allahu xh.sh.
Për këtë, Muhammedi a.s. na njofton në një hadith sahih, ku aty thuhët kështu:
Transmetohet nga Ebu Hurejre r.a. se Muhammedi a.s. ka thënë: “Vërtetë njeriut do t’i lartësohen derxhetë në xhennet, ndërsa ai ka për të pyetur: “Për çfarë e gjithë kjo?” Atij do t’i thuhet: “Kjo është për shkak të istigfarit, faljes së kërkuar nga ana e fëmijës tënd për ty.” (Hadithin e shënon imam Ahmedi, Ibn Maxhe, etj.)
Nga hadithi kuptojmë rëndësinë e të kërkuarit falje për prindërit e vdekur dhe se, për shkak të kësaj, atyre u lartësohen derexhetë (nivelet) në Xhennet.
Dijetarët muslimanë, duke e komentuar këtë hadith, kanë thënë: “Sikur martesa të mos kishte asnjë vlerë tjetër, pos kësaj (pra, për të kërkuar falje për prindërit nga ana e fëmijëve), kjo do të mjaftonte.”
Zoti ynë, fali prindërit tanë, mëshiroi ata dhe shpërbleji me derexhetë e Xhennetit.
Përmblodhi dhe përshtati:
Mehas Alija,
11.05.2017, St. Gallen

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit