1.6 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

BE-ja revizionon me kah pozitiv parashikimin për rritjen ekonomike të Turqisë

Më të lexuarat

Bashkimi Evropian ka revizionuar në 3 për qind parashikimin e tij për rritjen ekonomike të Turqisë në vitin 2017, nga 2,8 për qind që ishte më herët…

Bashkimi Evropian ka revizionuar në 3 për qind parashikimin e tij për rritjen ekonomike të Turqisë në vitin 2017, nga 2,8 për qind që ishte më herët; si dhe në 3,3 për qind atë për 2018-n, nga parashikimi fillestar me 3,2 për qind.

Komisioni Evropian publikoi të enjten raportin e titulluar “Parashikimet Ekonomike Pranverore 2017”, ku theksohet se ekonomia turke do të ketë një lëvizje në ngjitje falë edhe reduktimit gradual të paqartësive.

Raporti bën të ditur se zvogëlimi i dukshëm i paqartësive politike në Turqi, me gjasa për një stabilitet të palëkundshëm, do të rrisin besimin duke gjallëruar fuqishëm investimet dhe konsumin familjar.

“Në tërësi, tregtia e jashtme dhe shpenzimet publike pritet që së pari të nxisin ekonominë turke këtë vit. Kjo parashikohet të pasohet nga një rikthim i besimit, i cili çon në rritje të investimeve dhe konsumit familjar. Rritja e punësimit parashikohet të forcohet gjatë vitit 2018 duke shtuar zhvillimet pozitive ciklike dhe zgjerimin e mëtejshëm të rimëkëmbjes. Pavarësisht nga rritja e lartë e kredive dhe e kredive me probleme, bankat turke vazhdojnë të kenë një matje relativisht të shëndoshë të rrezikut, një faktor pozitiv që duhet të mbështesë investimet vendase në periudhën në vijim. Tregtia e jashtme neto mund të marrë një shtysë më të madhe nga zhvlerësimi i lirës dhe turistët mund të kthehen në vend më shpejt sesa parashikohet aktualisht, nën një mjedis gjeopolitik më të mirë. Pasiguria e zvogëluar vendase dhe një lehtësim i mëtejshëm i kushteve financiare mund të kenë më shumë mbivendosje të parashikuara nga rritja e besimit dhe e kërkesës. Popullsia e re dhe në rritje gjithashtu mund të absorbohet më shpejt sesa parashikohet aktualisht, me një rritje më të madhe të shkallës së pjesëmarrjes sesa në skenarin aktual”, thuhet ndër të tjera në këtë raport.

Komisioni Evropian konkludon në këtë raport se humbja e fortë e vrullit, që ekonomia turke përjetoi në 2016-n, pritet të ndryshojë gradualisht teksa pasiguria zhduket gjatë vitit. Përkrahur së pari nga tregtia neto, vrulli i ekonomisë turke do të përmirësohet drejt fundit të vitit 2017, pasi kërkesa e brendshme është duke përfituar ndjeshëm nga përmirësimet në kushtet monetare dhe ato të besimit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit