Ky është titulli i revistës “Fokus” ku në ballinë janë nxjerrë kryeprokurori publik Marko Zvrlevski dhe prokurorja Geshovska. Kjo e fundit është e njohur për rastin “Monstra”, rastin e Harun Aliut dhe raste të tjera, ndërsa në disa video ishte parë edhe me ish-ministren e brendshme Jankullovska.
Revista shkruan se këta dy prokurorë në ditën më të përgjakshme të vendit, dhunën në Kuvend, deri tani kanë shqiptuar propozim-akuza kundër 9 veta për pjesëmarrje në turmë, dhe asgjë më tepër.