-3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Dorëheqja e Papës shokon krishterët

Më të lexuarat

Dorëheqja e Papës ka shokuar botën e krishterë. Në deklaratën e Vatikanit thuhet se “Lajmin e kanë besuar me vështirësi madje edhe emrat më të afërt të Papës”.

Zëdhënësi i Vatikanit, Federiko Lombardi tha se në një prononcim se dorëheqja është në përputhje të plotë me normat e Kishës duke hedhur poshtë kështu mundësinë e përçarjes brenda Kishës.

Zëdhënësi dha informacione edhe në lidhje me procesin në vijim.

Kështu Papa Benedikti i 16-të do të vazhdojë të qëndrojë në krye të detyrës me kompetenca të plota deri në mbrëmjen e 28 shkurtit.

Kurse Papa i ri do të zgjidhet brenda muajit mars.

Vëllai i Papës në deklaratat që bëri për agjencinë gjermane të lajmeve tha se doktorët i kanë rekomanduar Papës të mos bëjë udhëtime ndërkontinentale dhe se “Papa kishte disa muaj që mendonte të largohej nga detyra”.

Ndërsa kancelaria gjermane Angela Merkel tha se e respekton vendimin, por nuk dha detaje se do të rikthehet apo jo në atdhe Papa me origjinë gjermane.

Disa të tjerë mendojnë se prapa këtij vendimi të Papës mund të qëndrojnë arsye të tjera.

Kardinali i Meksikës habinë e tij e ka shprehur me fjalët “Nuk e prisnim në mënyrë kategorike një gjë të tillë”./trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit