Megjithëse pjesa e përparme e iPhone 5 do të duket njësoj, pjesa e pasme do ta ketë një panel të rrafshët prej metali që zgjat nga poshtë kamerës deri afër pjesës së poshtme. Burimet e iLounge nuk thanë pse pajisja mund të vijë me atë element shtesë. Sipas burimit të kësaj faqe, përveç panelit prej metali, pajisja do të ketë teknologjinë Gorilla Glass 2.
Njëra nga veprimet më befasuese mund të jetë pohimi i iLounge që Apple do të lëshojë iPhone 5 me një lidhës të ri Dock që ofron më pak pinë se opsioni 30-pin që gjendet në celularët e sotshëm. Sipas iLounge, lidhësi i ri është “afër me formën e kapsulës” dhe do ta gjejë rrugën e vet për tek të gjitha veçoritë e celularëve që ndërmarrja i lëshon.
Thashetheme të shumta kanë qarkulluar rreth pajisjes iPhone 5 deri më tani. Sipas iLounge, iPhone 5 është planifikuar që të lëshohet gjatë vjeshtës.