Një helikopter i ushtrisë së Azerbajxhanit u rrëzua në Detin Kaspik. Së paku tre anëtarë të ekuipazhit kanë humbur jetën nga rrëzimi i helikopterit në Detin Kaspik, pranë Bakusë.
Mediat lokale thonë se helikopteri ushtarak Mi-8 ka rënë në det sot në mëngjes.
Ambulancat dhe ekipet e emergjencës vazhdojnë të punojnë në vendin e ngjarjes.
Detaje të tjera nuk janë bërë të ditura.