Disa fotografi të reja u janë shtuar pamjeve, të cilat tregojnë qartë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për YPG-në, krahu i armatosur i fraksionit sirian të organizatës separatiste terroriste PKK…
Disa fotografi të reja u janë shtuar pamjeve, të cilat tregojnë qartë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për YPG-në, krahu i armatosur i fraksionit sirian të organizatës separatiste terroriste PKK.
Ushtarët amerikanë janë fotografuar në ceremoninë e betimit të terroristëve të YPG-së, të stërvitur prej tyre.
Fotografitë skandaloze në ceremoninë e betimit të 250 grave terroriste janë shkrepur në qytetin verior Hasakah të Sirisë.
Mësohet se këto gra terroriste janë stërvitur në shpellat e malit Karaçok, ku avionët luftarakë turq kanë realizuar disa goditje të fuqishme kohëve të fundit.
Në këto pamje vihet re se amerikanët i shmangen planit të parë, por ndjekin dhe regjistrojnë ceremoninë në prapavijë.
Turqia e ka paralajmëruar SHBA-në me dhjetëra herë për të mos bashkëpunuar me organizatën terroriste YPG.
Pavarësisht operacioneve ajrore të ushtrisë turke muajin e kaluar në Sinxhar të Irakut dhe Karaçok të Sirisë, trupat amerikane në Siri vazhdojnë të bashkëpunojnë, stërvitin dhe ndihmojnë me armë terroristët në këto zona.