-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Kosova me konsull të përgjithshëm nderi në Japoni

Më të lexuarat

Isao Iijima është emëruar në postin e Konsullit të Përgjithshëm të Nderit të Republikës së Kosovës në Tokio, Japoni.

Sipas MPJ-së të Kosovës, Isao Iijima është një personalitet i shquar i jetës publike dhe akademike në Japoni dhe një mik i madh i Republikës së Kosovës dhe popullit të saj.

Vendimi i Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, për emërimin e z. Iijima në këtë pozitë, është mirëpritur dhe pranuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Japonisë.

MPJ e Kosovës thekson se, emërimi i z. Iijima në pozitën e Konsullit të Përgjithshëm të Nderit në Tokio, është hap i rëndësishëm në kuadër të orientimeve strategjike të politikës së jashtme të Kosovës, për të shtuar prezencën e gjithanshme në sa më shumë vende të botës, me qëllim të fuqizimit të vazhdueshëm të subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës dhe dinamizimit të diplomacisë kosovare.

Emërimi i z. Iijima është po ashtu hap i rëndësishëm në forcimin e gjithanshëm të marrëdhënieve bilaterale dhe thellimin e bashkëpunimit e të shkëmbimeve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Japonisë, si një ndër partnerët kryesor strategjik të saj.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit