Ministri i Jashtëm, Mevlut Çavusoglu zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij amerikan përpara vizitës së Presidentit Recep Tayyip Erdogan.
Ministri i Jashtëm, Mevlut Çavusoglu zhvilloi një bisedë telefonike me Sekretarin amerikan të Shtetit, Rex Tillerson.
Sipas informatave të marra nga burimet diplomatike bëhet e ditur se në bisedën telefonike të zhvilluar me kërkesë të palës së kundërt, ministri Çavusuoglu bisedoi në lidhje me vizitën e Presidentit Recep Tayyip Erdogan, e cila do të zhvillohet javën e ardhshme.
Gjatë bisedës u bë fjalë edhe për zhvillimet në Siri, ndërsa iu bë një vlerësim edhe procesit të Astanës që zhvillohet në këtë drejtim.