1.1 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Shkencëtarët: Vdekja nuk është akti final

Më të lexuarat

Pothuajse të gjithë njerëzit besojnë se një jetë kemi. Madje ka edhe shprehje të tilla si: “Jemi të përkohshëm në këtë botë”. Vdekjes nuk i shpëton askush, madje thuhet se çfarëdo që të bësh në këtë jetë apo çfarëdo që të zotërosh në fund të fundit do vdesësh si gjithë të tjerët. Sekte të ndryshme fetare flasin për jetë përtej vdekjes apo e njohur ndryshe si “parajsa”. Nga pikëpamja shkencore askush nuk ka ngritur pyetje se çfarë ndodh me shpirtin e njeriut, ku shkon ai dhe a vdes vërtet njeriu.

Teoria më e fundit shkencore thotë se “vdekja nuk është akti final”, kështu shkruan në blogun e tij eksperti për teknologjinë e avancuar të qelizave Robert Lanca.

Sipas fizikës kuantike disa aspekte nuk mund të parashikohen në mënyrë absolute. Ekzistojnë një sërë observimesh të mundshme dhe secila ka propabilitet të ndryshëm. një tjetër shpjegim që haset vazhdimisht është interpretimi i “shumë botëve”, sipas të cilit çdonjëra nga këto observime korrespondon me një univerum tjetër (multiuniversum). Teoria e re shkencore e quajtur biocentrizmi shumë pak ka spastruar këto ide. Ekziston numër i pakufishëm i universumeve dhe gjithçka që do të mund të ndodhte, ndodh brenda tyre.

Sipas kësaj analize vdekja nuk ekziston në kuptimin e plotë në këta skenarë. Të gjitha universumet e mundshme ekzistojnë në të njëjtën kohë, pa marrë parasysh se çka ndodhë brenda tyre. Është e vërtetë që trupat tanë janë të përcaktuar që të asgjësohen një ditë, ndjenja e jetës – “Kush jam unë?”, është në të vërtetë një fontanë me energji prej 20 vatësh dhe pikërisht kjo energji e kontrollon trurin. Mirëpo kjo energji nuk zhduket pas vdekjes. Njëra nga aksiomat më të besueshme të shkencës është ajo se energjia kurrë nuk vdes, ajo nuk mund as të krijohet as të asgjësohet.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit