9.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Nju Jork Tajms: Marrëdhëniet turko-egjiptiane, transformim gjeopolitik në rajon

Më të lexuarat

Gazeta Nju Jork Tajms i ka kushtuar një vëmendje të veçantë përpjekjeve që Turqia dhe Egjipti bëjnë për të thelluar marrëdhëniet mes dy vendeve. Mes tensionimit të kufijve mes Turqisë dhe Sirisë, por dhe në valën e trazirave në Egjipt, të dy vendet janë fokusuar në thellimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe krijimin e një aleance të fortë, e cila përbën një transformim të rëndësishëm gjeopolitik në rajonin e Lindjes së Mesme.

Manovrat ushtarake të zhvilluara mes dy vendeve, marrja në shqyrtim e mundësisë për heqjen e regjimit të vizave dhe një paketë ndihmash që Ankaraja i ka ofruar Egjiptit, janë një sërë zhvillimesh që e konfirmojnë këtë prirje për thellim marrëdhëniesh. Me gjithë rënien e rolit të Egjiptit nën regjimin e Mubarak, për shkak të krizave ekonomike dhe politike, vendi mbetet bosht i rëndësishëm për stabilitetin e gjithë rajonit. Të dy vendet, si Egjipti dhe Turqia, kanë nevojë për njëri-tjetrin për dizenjimin e rajonit për dekadat e ardhshme.
Pas përfundimit të punimeve të konferencës islame për bashkëpunim, gjatë një konference për shtyp me homologun e tij egjiptian Muhamed Mursi, presidenti turk Abdullah Gyl u shpreh se marrëdhëniet mes dy vendeve kanë arritur në nivelet më të larta pas revolucionit egjiptian.
Ai tha se Egjipti do ia dalë mbanë ta kurorëzojë procesin demokratik që ka nisur, duke e konsideruar këtë vend si lokomotivën e të gjithë botës arabe. /a/online/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit