5.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Fëmijët, të cilët hanë kafjall, kanë koeficient më të lartë të inteligjencës?

Më të lexuarat

Një studim i ri i shkencëtarëve amerikanë pohon se fëmijët, të cilët hanë rregullisht kafjall, kanë koeficient më të lartë të inteligjencës.
Shkencëtarët nga Universiteti Pensilvania në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë testuar 1.269 fëmijë në Kinë dhe kanë vëzhguar se si ndikon kafjalli në zhvillimin e tyre. Është zbuluar që fëmijët, të cilët anashkalojnë kafjallin, kanë koeficient më të ulët të inteligjencës, që aftësia e tyre e të folurit është më e vogël për 5.58 dhe që suksesi i tyre i përgjithshëm është më i vogël për 2,5 sesa i fëmijëve që hanë rregullisht kafjall.
Njëri prej shkencëtarëve, Cian Gong Li, ka deklaruar se fëmijëria është një periudhë e rëndësishme e jetës, kur të arrihen shprehitë e të ushqyerit dhe kur formohet stili i jetës dhe që shprehitë e arritura në këtë periudhë kanë ndikim afatgjatë në shëndetin e njeriut.
Ky studim është botuar në revistën ‘Science Daily’. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit