Ngjarja tragjike e mbrëmjes së 5 majit në Mitrovicë, tronditi tërë qytetarët e Kosovës. Ermal Kamberaj, i riu 24-vjeçar nga një familje e respektuar mitrovicase, u vra në vendin e tij të punës, në lokalin ‘Check In’ ku punonte si kamerier për të mbajtur veten dhe për të ndihmuar familjen e tij.
Kjo vrasje, si kurrë më parë, nxiti një reagim qytetar të mitrovicasve. Kështu, Shoqëria Civile organizoi një marsh protestues. Në të u dënua vrasja e Ermalit dhe u kërkua sundimi i ligjit, hapa efikas në parandalimin e dhunës dhe dukurive negative që rrezikojnë jetët e qytetarëve.
Në emër të këshillit organizativ të këtij marshi protestues, Gëzim Abrashi tha se është shqetësues fakti që pa u bërë një vit, në Mitrovicë u vranë tre të rinj.
Në Mitrovicë, marshi protestues “Stop vrasjeve! Ne jemi Ermali”
“Ermal! Matrapazët, hajnat e analfabetët kërcënojnë me çdo gjë duke shkelur ligje e rregulla, e qytetarët e ndërgjegjshëm (e frikacakë) kanë vetëm një përgjigje: Këtu s’ka kurgjo, duhet me ik prej k’tuhit”, tha ai. ai. “Po si u fundos ky qytet kështu?! Ermal i dashtun të na bëhesh hero se ka me i ardhë fundi matrapazllëkut! Ose ikjes nga qyteti yt”!