1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Bëhu çelës për të mirë

Më të lexuarat

Bëhu çelës për të mirë

Enes ibën Maliku, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, transmeton se i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Ka njerëz që janë shkaktarë për të mira dhe mbyllës për të këqija. Gjithashtu ka njerëz që janë shkaktarë për të këqija dhe mbyllës për të mira. Lum ai që Allahu çelësat e të mirave i ka bërë në duart e tij dhe mjerë ai që Allahu çelësat e të këqijave i ka bërë në duart e tij.”

Kush dëshiron të jetë shkaktar i të mirave, pengues i të këqijave dhe ta meritojë premtimin e Resulullahut salallahu alejhi ue selem në hadithin e cituar më lart, le t’u përmbahet këtyre parimeve:

1. Sinqeriteti i pastër për Allahun në fjalë dhe vepra, ngase është baza e çdo mirësie dhe burim i çdo vlere.

2.Lutja e vazhdueshme drejtuar Allahut për arritjen e kësaj grade, se me të vërtetë lutja është çelësi i çdo dobie. Allahu nuk e refuzon një rob që i drejtohet Atij dhe nuk e poshtëron një besimtar që e thërret Atë.

3.Përkushtimi në shtimin e diturisë (fetare), pasi dituria nxit për virtyte dhe vepra të larta dhe pengon nga punët dhe sjelljet e ulëta.

4.Kryerja e rregullt e detyrimeve fetare, sidomos e namazit, i cili sigurisht që ndalon nga të urryerat dhe të irrituarat.

5.Stolisja me moralet më të mira dhe zhveshja nga ato të shëmtuarat.

6.Shoqërimi i njerëzve të ndershëm dhe vizita e tyre sepse mexhliset e tyre i rrethojnë melaiket dhe i mbulon mëshira e Zotit. Kujdes nga përzierja me të pandershmit, se mexhliset e tyre janë kuvende të shejtanit.

7.Inkurajimi i vëllezërve gjatë takimeve të ndryshme për vepra të mira dhe shpëtimi i tyre nga të ligat.

8.Përkujtimi i daljes dhe qëndrimit përpara Zotit të gjithësisë atë ditë kur bamirësi do të fitojë shpërblimin e merituar dhe keqbërësi do të shijojë ndëshkimin e merituar. “Kush ka bërë ndonjë të mirë, qoftë sa një thërrmijë, do ta shohë atë. E, kush ka bërë ndonjë të keqe, qoftë sa një thërrmijë, do ta shohë atë.”

9.Dhe kryesorja nga gjithë këto është ambicja e flaktë e njeriut për vepra të mira dhe për ndihmesë ndaj krijesave. Kushdo që posedon dëshirë për të mirë, qëllim të pastër, vullnet të fortë, mbështetje tek Allahu, i fillon punët ashtu si duhet, pa dyshim që Allahu do ta bëjë çelës për të mira dhe mbyllës për të këqija.

Allahu është Ai që kujdeset për robërit e Tij dhe u jep suksese atyre, i gjykon ata që dëshiron, Ai është Gjykatësi më i mirë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit