1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Ismail Henijje zgjidhet kryetar i Byrosë Politike të Hamasit

Më të lexuarat

Në votimin e kryer nëpërmjet sistemit “video konferencë” mes Gazës dhe kryeqytetit Doha të Katarit, lideri i ri lëvizjes është zgjedhur Henijje

GAZA (AA) – Në votimin e kryer për drejtuesin e Byrosë Politike të Lëvizjes së Rezistencës Islamike Hamas, në vend të Halid Meshal është zgjedhur Ismail Henijje, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga zyrtarët e Hamasit, mësohet se në votimin e kryer nëpërmjet sistemit “video konferencë” mes Gazës dhe kryeqytetit Doha të Katarit, lideri i ri lëvizjes është zgjedhur Henijje.

Ndër të tjera bëhet e ditur se votimi krahas për Henijje është kryer edhe mes drejtuesve të Hamasit si Musa Ebu Merzuk dhe Muhammed Nizal.

Ismail Henijje që nga viti 2013 kryente detyrën si zëvendës i kryetarit të Byrosë Politike të Hamasit, Halid Meshal. Më parë është njoftuar se Meshal nuk kishte të drejtën e rizgjedhjes për shkak se ka kryer dy mandate në detyrën e kreut të lëvizjes.

Për shkak të dobësisë së sigurisë në rajon dhe për shkak se ai mund të vendoset në objektiv nga Izraeli pritet që lideri i Hamasit, Henijje, të banojë jashtë Gazës.

Kush është Ismail Henijje?

Kryetari i ri i Byrosë politike të Hamasit, Ismail Henijje ka lindur në Rripin e Gazës në vitin 1962, në kampin e refugjatëve Esh-Shati.

Henijje me akuzat se është “përgjegjësi i sigurisë speciale të Hamasit” në vitin 1987 ka qëndruar në burgjet izraelite për 18 ditë, në vitin 1987 gjashtë muaj dhe më pas tre vite. Gjatë vitit 199-2004 Henijje ka kryer detyrë si sekretar special i themeluesit të Hamsit, Shejh Ahmed Jasin, dhe në zgjedhjet e Këshillit Legjislativ të Palestinës të mbajtura në dhjetorë 2005 dhe të përsëritura në 25 janar 2006 ai u vendos në krye të listës për shkak se lideri i Hamasit, Halid Meshal, ndodhej në mërgim në Damask.

Henijje pasi Hamasi fitoi zgjedhjet e mbajtura në vitin 2006 në Palestinë ai u shpall si kandidati për kryeministër nga lëvizja, ku pavarësisht kundërshtimeve të SHBA-ve dhe Izraelit ai u emërua nga presidenti palestinez Mahmud Abbas. Pasi konfliktet mes Hamasit dhe lëvizjes Fetih u përshkallëzuan Henijje u largua nga detyra e tij nga presidenti Abbas.

Henijje gjithashtu i ka shpëtuar një sulmi me raketa të kryera nga Izraeli ku në tetor të vitit 2006 kishte objektiv autokolonën e tij, ndërsa në maj të vitit 2007 shtëpinë e tij.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit