Autoritetet shëndetësore në Australi kanë ndërmend të ndalojnë qirinjtë tradicionalë që vendosen në tortën e ditëlindjes, me argumentin se të frysh qirinjtë nuk është shumë higjenike, sidomos në dimër me mikrobet virale në qarkullim.
Njoftimi i Agjencisë kombëtare për kujdesin shëndetësor ka shkaktuar shumë polemika, por ka pasur edhe nga ata që e kanë mirëpritur, edhe pse plani i autoriteteve është shumë serioz.
“Kur fryhet për të fikur qirinjtë, mikrobet mund të përfundojnë direkte në tortë dhe për pasojë tek fëmijët e tjerë. Prandaj duhen hequr qirinjtë nga tortat e ditëlindjeve, të paktën nga ato që çohen në shkollat e fëmijëve”, ka thënë agjencia./tch/kohaislame