Është vërtetuar shkencërisht se agjërimi ka një efekt mahnitës në trupin e njeriut dhe se ai është i bazuar në ujë dhe sheqerna të thjeshta të burimeve natyrore si janë hurmat, të cilat janë konsideruar si sheqerna të mira natyrore.
Studimet kanë dhënë prova se personi, i cili ushqehet vetëm me hurma dhe ujë për 20 deri në 30 ditë do të bëjë që trupi i tij të shpëtojë prej toksinave, dhe trupi do të jetë me vitalitetin e tij shumë më të mirë se më parë.
Pejgamberi Muhamed (paqja qoftë mbi të) ka konfirmuar këtë rregull dhe deklaroi se kushdo që dëshiron për të çelur agjërimin e tij duhet ta fillojë atë me hurma, sepse ajo është e bekuar, dhe në qoftë se ai nuk ka hurma, ta çeli atë me ujë, sepse uji është pastrim.
Vlerat ushqyese të hurmes e bëjnë atë një ushqim të përshtatshëm për t’i rezistuar urisë.
Ngrënia e hurmave kur ndiheni të uritur rrit ndjenjën e ngopjes, siguron trupin me sheqerna të nevojshme, rregullon lëvizjen e zorrëve, dhe më e rëndësishmja ajo do të ulë konsumin e ushqimit.
Përdorimi hurmës është një ilaç kundër dhjamosjes dhe shëndoshjes, dhe kjo është e konfirmuar edhe nga shkencëtarët, por në Islam Pejgamberi Muhamed (paqja qoftë mbi të) na lajmëron 1400 vjet më parë, se kur hurma është e pranishme në shtëpi, njerëzit e shtëpisë kurrë nuk përjetojnë uri.
Nëse do të konsumoje përditë nga një kokërr hurme do të shikonim se nuk do të shëndosheshim, sepse ajo e zvogëlon ndjesinë e urisë.
Hurma është një ushqim laksativ, kështu që është e nevojshme që gratë shtatzënë të hajnë hurmat para lindjes në mënyrë që të ndihmojë në zorrën e trashë dhe për të aktivizuar muskulin e mitrës dhe për të rregulluar lëvizjen e saj, e cila ndihmon në lehtësimin e lindjes.
Kjo është konsideruar si një nga mrekullitë që Allahu ka thënë në Kur’an Merjemes:
“Shkunde trungun e palmës, që të bien mbi ty hurma të freskëta.” (Merjem, 25)