-5.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Britania bëhet gati për të “mbyllur portën” ndaj imigrantëve

Më të lexuarat

Ulja i numrit të migrantëve është një nga qëllimet e qeverisë së Britanisë së Madhe, por në fund të vitit kufijtë e saj do të hapen edhe për personat nga Rumania dhe Bullgaria. Por si do të veprojë në këtë situatë?
Zyra e Jashtme dhe Commonwealth e Mbretërisë së Bashkuar (FCO) ka nisur një fushatë në vitin 2011 me synimin të promovojë mundësitë që të ofron Britania duke ftuar të gjithë të prekin nga afër këto mundësi. Kështu deklarohet në faqen zyrtare të internetit të FCO.
Imazhi i një Britanie të tillë është projektuar për të tërhequr vizitorë, investime dhe për të krijuar besim në një vend që është duke vuajtur pasojat e krizës ekonomike ashtu si gjithë Europa. Në të njëjtën kohë qeveria konservatrore është duke u përpjekur të ulë numrin e emigrantëve dhe deklaron se po arrin sukses. Ndoshta nuk ishte një deklaratë naive, kur raportohet se Mbretëria e Bashkuar është duke u përpjekur të mos ketë imazhin e “vendit të madh” në sytë e personave nga Bullgaria dhe Rumania.
BE ka kritikuar shpesh herë Rumaninë

“Në përpjekje për të ulur numrin e emigrantëve”

Ministria e Brendshme Britanike tha për DW se nuk janë në dijeni për origjinën e kësaj fushate negative. Ministri i Imigracionit të Mbretërisë së Bashkuar Mark Harper, gjithashtu i pyetur në televizion, i hodhi poshtë njoftimet, se është duke u planifikuar fushata “Britania nuk është e mirë”. Ministria e Brendshme tha gjithashtu për DW-në se po merren masa për zvogëlimin e numrit të imigrantëve.
“Ne jemi duke punuar për të ulur numrin e imigrantëve nga qindra-mijra në disa dhjetra-mijra në fund të këtij mandati parlamentar (në 2015) dhe rregullat e reja më të ashpra po japin efektin e tyre. Imigracioni vitin e shkuar është zvogëluar në masën 25%”, – tha Ministra për DW.
Sërish raportimet për frikën e Britanisë nga “invazioni” i punëkërkuesve nga Rumania dhe Bullgaria i kanë vënë të lëvizje edhe qarqet diplomatike. Titus Corlatean, Ministri i Jashtëm rumun, ka deklaruar më parë se është “seriozisht i shqetësuar” nga sjellja e Britanisë për ta ndalur këtë “invazion”. Ambasadori rumun në Londër, dr. Ion Jinga, deklaroi me tone të ashpra në një intervistë: “Mos kini frikë, nuk do t’ju pushtojmë.”
“E di që ekziston frika se mund të ndodhë ajo që ndodhi në vitin 2004 me polakët, çekët dhe hungarezët, por kur Polonia iu bashkua BE-së vetëm tre vende i kishin hapur tregjet e punës. Në momentin që flasim të 25 vendet i kanë tregjet e punës të hapura”, – thotë Jinga.

“Migrimi nuk është hobi”

Një akademik rumun, i cili preferon të mbetet anonim dhe ka jetuar në Britani për një kohë të gjatë dhe tani jeton në Gjermani thotë për DW se “Migrimi nuk është një hobi dhe nuk bëhet për qef. Shumë njerëz imigrojnë sepse nuk shohin mundësi në vendin e tyre. Nëse ata nuk shohin zgjidhje ata do të imigrojnë, paravarësisht masave të ashpra që mund të marrë BE-ja.”
Dr. Alina Branda, lektore e Studimeve Europiane dhe Migrimit pranë Universitetit të Cluj-Napoca në Rumani ka studiuar migrantët nga zona e malësisë së Karpateve. Ajo thotë për DW se migrimi është sezonal dhe shumica e rumunëve kthehen sërish në Rumani. Dr. Branda thekson se migrantët kanë tendencë të shkojnë në të njëjtat vende ku e kanë më të lehtë për të gjetuar punë dhe kanë familjarët e tyre. Disa pensionistë rumunë shkojnë e punojnë në Itali dhe marrin 600-700 euro në muaj, çka është tre herë më shumë se pensioni që jep shteti Rumun.

Shtohet numri i të huajve që lindin në Britani

Që prej vitit 2001 Britania ka përjetuar një rritje prej 66% të të huajve të lindur atje, duke shtuar kështu me tre milionë numrin e imigrantëve. Kur Bashkimi Europian u zgjerua për herë të fundit në vitin 2004, Partia Laburiste parashikoi që vetëm disa mijëra polakë mund të imigronin. Në të vërtetë numri i tyre ishte më i madh. Sir Andrew Green, kryetari i “Migration Watch UK”, një organizatë që e shikon me shqetësim rritjen e numrit të imigrantëve thotë, “Çështja nuk qëndron vetëm tek masat që mund të merren për frenimin e migracionit nga Rumania dhe Bullgaria. Duhen parë edhe pasojat që mund të sjellë tek shërbimet publike dhe nevoja për apartamente. Gjithashtu do të shtojë edhe konkurencën në tregun Britanik të punës.”
Qeveria Britanike deklaron se po punon për një shtet ku mund të jetohet mirë. Në këtë pikë Ministria e Brendshme tha për DW, se “është ende shpejt për të komentuar” në lidhje me efektet e rregullave të reja, por ne duhet të “bëjmë të qartë, që nëse dikush zgjedh të shkojë atje, mos të mendojë se ështe vendi më i lehtë në botë.”/dw

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit