Shtetet e Bashkuara të enjten lëshuan në publik 17 dokumentet që u gjenden në kompleksin në Pakistan, ku një vit më parë ndodhi sulmi që vrau Osama bin Ladenin, shefin e Al-Kaedës.
Shtëpia e Bardhë i ka lejuar dokumentet e deklasifikuar që të publikohen në internet nga Qendra e Luftës Kundër Terrorizmit në akademinë ushtarake ëest Point.
Dokumentet përfshijnë letra ose drafte në periudhat mes shtatorit të 2006 deri në prill 2011, një total prej 175 faqesh origjinale në arabisht .
Dokumentet zbulojnë korrespondencën e brendshme brenda rrjetit të Al-Kaedës, duke përfshirë letrat me autor bin Ladenin dhe udhëheqësit e degës së grupit në Jemen dhe militantëve të tjerë në Somali dhe Pakistan, përveç ditarit të Bin Ladenit, të shkruar me dorë .
Ato hedhin dritë mbi shqetësimet e bin Ladenit se muslimanët ishin duke u alienizuar (tjetërsuar) nga ideologjia e xhihadit.
Ai këshillonte kundër sulmeve brenda botës islame, dhe në vend të sulmeve brenda botës islame kërkoi të përqëndrohen në SHBA, njoftoi BBC.
Një raport i analistëve amerikanë që ka dalë lidhur me korrespondencën e Bin Ladenit, e përshkruan atë si i mërzitur në lidhje me pamundësinë e grupeve terroriste Spinof (grupe të vogla të dala nga grupe të mëhershme, më të mëdha) për të fituar mbështetjen e publikut për kauzën e tyre, dhe i mërzitur edhe për fushatat e pasuksesshme të tyre të mediale dhe komplotet dobët të planifikuara, që sipas mendimit të bin Ladenit, kanë shkaktuar edhe vrasjen e shumë muslimanëve të pafajshëm .
Këshilltari i Bin Ladenint, Ademi Gadahn i kërkoi atij të disaktivizonte organizimin e këtyre grupeve nga veprimet e operacioneve që ndërmerrte grupi Spinof i al-Kaidës në Irak, i njohur si AQI, dhe bin Laden tha se grupet e tjera terroriste nuk duhej të përsërisnin gabimet e AQI-së.
Korrespondenca pastaj përmban letra të bëra nga i dyti-në-komandë Abu Yahya al-Libi, ku kërkohet që dega pakistaneze e Tehrik-e-Taliban Pakistani të ndalohet nga rrëmuja dhe sulmet që ndërmerrte pa bërë dallim të saj mbi muslimanët.
Udhëheqja e Al-Kaidës ka “kërcënuar se do të merr masa publike përderisa të shohim nga ju që keni bërë hapa serioz, të qartë, praktik e të menjëhershëm dhe në drejtim të reformimit (të rrugëve tuaja) dhe të distancimit të vetes tuaj nga këto gabime të ulëta, që shkelin ligjin islam”, shkruan al-Libi.
Dhe bin Laden paralajmëroi liderin e Jemenit AQAP, të Nasir al-ëuhayshi, kundër fillimit të ndonjë iniciative për marrjen e pushtetit të Jemenit për të krijuar një shtet islamik, por në vend të saj i ka thënë se ai duhet “të rifokusohet në përpjekjet e tij duke sulmuar Shtetet e Bashkuara.”
Bin Laden gjithashtu dukej jo shumë i interesuar në njohjen e grupit somalez al-Shababit, kur grupi u zotua për besnikëri ndaj tij, sepse ai mendonte se udhëheqësit e këtij grupi ishin guvernatorë të varfër të zonave të kontrolluara që ishin përqendruar në rreptësinë e administrimit të tyre me dënimet islame, si prerja e duarve ndaj hajdutëve.
SHBA-ja tha se letra pasqyron marrëdhëniet e al-Kaidës me Iranin, një pikë e interesit të thellë ndaj qeverisë amerikane – ku marrdhëniet paraqiten “jo si një aleancë, por negociata indirekte dhe të pakëndshme” për shantazhet dhe presionet lidhur me disa anëtar të al-Kaidës dhe familjet e tyre që ishin burgosur në Iran.
Asgjë në letrat që dolën në publik nuk len ndonjë pikë direkte në al-Kaidës për ndonjë simpatizantë në qeveri të Pakistanit, edhe pse me sa duket referencat e tilla do të kishin mbetur prapë si të klasifikuara. Bin Ladeni i përshkruan “vëllezërit pakistanezë si të besuar”, por nuk ka identifikuar ndonjë qeveritarë pakistanezë apo zyrtarë ushtarakë që mund të ketë qenë në dijeni ose bashkëfajtorë në fshehjen e tij në Abbottabad.
Bin Laden ishte krenar prej masave të sigurisë që e mbanë familjen e tij të sigurt për shumë vite, thuhet në raport. Ai tha se bin Ladeni mburrej se familja e tij “të respektonte këto masa të rrepta, që pengonin fëmijët e tij për të luajtur jashtë pa mbikëqyrjen e një të rrituri të cilët mund t’i mbanin të ulur zërat e tyre.”
Deri në fund, bin Laden ka mbetur i fokusuar në sulmimin e amerikanëve dhe duke ardhur me komplote, megjithëse të pamundshme, për të vrarë krerët amerikanë.
Ai dëshironte veçanërisht të vënte në cak aeroplanët që mbartnin gjeneralin David Petraeus dhe madje edhe presidentin Barack Obama, duke arsyetuar se vrasja e tyre do të ngriste në pushtet një njeri “krejtësisht të papërgatitur” Zëvendëspresidentin Joe Biden në presidencë, gjë që do ta zhyste qeverinë amerikane në krizë.
Dhe në një letër nga prilli 2011, bin Ladeni diskuton për Pranverën arabe, duke e quajtur atë një “ngjarje e vështirë”, shtoi BBC.
Dosjet personale tregojnë se, një prej njërzve më të rëndësishëm dhe më të kërkuar në histori, bin Laden, ishte jashtë kontaktit ditor për operacionet ditore të grupeve të ndryshme terroriste të frymëzuar nga al-Kaida.
Ai nuk ishte i sinkronizuar në nivel operacional me bashkëpunëtorët e tij” shkruajnë hulumtuesit. “Bin Ladeni gëzonte pak kontroll mbi dy grupet që lidheshin me emrin e Al Kaidës ose në të bashkëudhëtar të kauzës.”
Publikimi i dokumenteve ishte pjesë e përkujtimit gati-një javor të përvjetorit të vrasjes së Bin Ladenit, ku Presidenti Barak Obama dhe zëvendësit e tij rinumëruan intervistat e shumta mbi sulmin e fshehtë, që ndodhi atë natë nga marinat SEAL të SHBAve që vranë trurin e Al-Kaedës.