Në një reportazh për gazetën “Kölner Stadtanzieger”, kancelarja gjermane Angela Merkel tha se “Turqia është aleate në luftën kundër terrorizmit, në zgjidhjen e problemeve në Siri dhe Irak”.
Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi se Turqia është një partner në çështje të rëndësishme. “Turqia është aleate në luftën kundër terrorizmit, në zgjidhjen e problemeve në Siri dhe Irak”, theksoi ajo.
Në një reportazh për gazetën “Kölner Stadtanzeiger”, Merkel deklaroi se Turqia ka pranuar 3 milionë azilkërkues sirianë.
“Është shumë e drejtë që BE-ja duhet të ofrojë ndihmë financiare në këtë çështje, siç e kërkon edhe marrëveshja BE-Turqi (për refugjatët). Qëllimi i marrëveshjes është lufta kundër grupeve të trafikimit të qenieve njerëzore, grupe të cilat kanë shkaktuar vdekjen e shumë njerëzve dhe tashmë nuk mund të veprojnë lirshëm si më parë. Marrëveshja BE-Turqi për refugjatët është edhe në interesin e refugjatëve. Kemi nevojë që zgjidhje të tilla ti kemi edhe me vende të tjera”,- tha ajo.
Angela Merkel tha se Turqia është një partner dhe aleat në çështje të rëndësishme. “Turqia është aleat në luftën kundër terrorizmit, në zgjidhjen e problemeve në Siri dhe Irak dhe ajo nuk duhet ‘shtyrë mënjanë’, pavarësisht zhvillimeve negative për të cilat duhet të flasim hapur”, shtoi Merkel.
Në përgjigje të pyetjes se kishte apo jo të ardhme Turqia brenda Bashkimit Evropian (BE) pas referendumit që u mbajt më 16 prill për disa ndryshime kushtetuese, Merkel tha: “Ne duhet të diskutojmë në Evropë se çfarë marrëdhënie duam të kemi ne me Turqinë në të ardhmen. Sigurisht ne duhet të bisedojmë drejtpërsëdrejti me Turqinë, e cila është një anëtare e NATO-s dhe një partnere në shumë çështje të rëndësishme dhe kështu mbetet (partnere). Ne duhet të jemi të hapur në kritikat tona, për këtë nuk ka asnjë dyshim. Nga ana tjetër duhet të jemi edhe racionalë, sepse marrëdhëniet e mira me Turqinë janë në interesin tonë”.
